Disa mënyra të pazakonta për të përdorur pecetat higjienike që do u lehtësojnë jetën
Përmendja e parë e pecetave higjienike daton që në shekullin e IV CE.
Sot, ato mund të gjenden në pothuajse çdo familje. Materiali i përdorur për këto peceta është i projektuar për të thithur dhe ruajtur lëngje duke e mbajtur shtresën e jashtme të thatë dhe të butë.
Kjo është arsyeja pse këto peceta mund të kenë shumë përdorime të pazakonta, por njëkohësisht të dobishme.
Kështu, ne po u tregojmë disa mënyra se si mund t’i fusni në punë pecetat tuaja higjienike veç qëllimit të tyre kryesor.
Ju mund t’i përdorni pecetat për t’i bërë sirtarët tuaj të mbajnë aromë të këndshme. Spërkasni parfumin tuaj të preferuar ose vendosni disa pika të vajit tuaj të preferuar esencial në një pecetë higjienike dhe vendoseni në sirtar midis rrobave.
Pastruese ekrani
Materiali i përdorur për pecetat është shumë i butë dhe delikat, gjë që e bën atë një alternativë të mirë për të fshirë ekranet. Shtoni një pikë uji në një pecetë ditore dhe pastroni ekranin tuaj.
Kundër plagëve në këmbë
Pritini disa shirita nga një pecetë dhe vendosni ato brenda këpucëve, në vendet ku përjetoni dhimbje.
Kundër rrëshqitjes në këpucët me taka
Për të parandaluar rrëshqitjen e këmbëve nga djersa në verë , futni një pecetë në këpucë. Ato do ta thithin lagështinë dhe do të jenë plotësisht të padukshme.
Kundër aromës së këpucëve
Bakteret e duan një mjedis të ngrohtë dhe të lagësht dhe rriten si të çmendur në të, duke krijuar një aromë të tmerrshme. Prej sipërfaqes së tyre të ngjeshur pecetat do ta absorbojnë të gjithë lagështinë dhe rrjedhimisht do eliminohet edhe aroma.
Kundër reçipetave të parehatshme
Përdorni pecetat ditore për reçipetat tuaja nëse janë kthyer në një makth të dhimbshëm për shkak të telave që dalin.
Për të pastruar lëngjet e derdhura
Funksioni i tyre primar është thithja e lëngjeve, kështu që janë plotësisht të ‘kualifikuara” për të pastruar çdo gjë të lëngshme.
Heqëse grimi ose manikyri
Pritini një copë të vogël nga një pecetë dhe aplikoni disa pika pastruesi për manikyrin e thonjve, materiali i tyre është shumë i butë dhe i sigurt për t’u përdorur në lëkurë.
Njollat e djersës
Për të parandaluar njollat e djersës në këmishën tuaj, vendosni një pecetë ditore në zonën brenda sqetullave. Ato janë aq të hollë sa të jenë të padukshëm dhe do të thithin çdo lagështi që ju shkakton ato njollat e verdha në rrobat tuaja.