Disa shenja për të kuptuar se jeni i varur ndaj seksit

Kur vjen puna tek seksi, pak imagjinatë mund të jetë mirë për shpirtin tuaj. Por ekspertët e shëndetit kanë treguar disa hapa që paralajmërojnë kur fiksimi ndaj seksit mund të bëhet i rrezikshëm.

Varësia ndaj seksit, e njohur si term mjekësor që komplikon sjelljen seksuale është klasifikuar kohët e fundit si sëmundje mendore. Është e pamundur që të kuptohet një person i varur nga seksi nëse nuk është këshilluar me një terapist. Ekzistojnë disa shenja që paralajmërojnë rastet e varësisë.

-Bëni sjellje të caktuara seksuale, nuk i shijoni aspak dhe në fund ndjeheni fajtor edhe të penduar;

-Masturbimi – Nuk ka një përgjigje të saktë se kur po e teproni me masturbimin, por në momentin që ndikon në jetën tuaj, duhet të bëni kujdes;

-Keni tentuar, por dështuat të ulni urinë ndaj sjelljeve seksuale;

-Përdorni seksin për t’u arratisur nga probleme si vetmia, depresioni, ankthi dhe stresi;

-E vendosni veten në situata të rrezikshme: lidhje jashtëmartesore, seks i pambrojtur.

-Eksitohesh nga seksi me të mitur, vetëm për të përmbushur fantazinë seksuale;

-Ke vështirësi të krijosh dhe të mbash një marrëdhënie të shëndetshme.

SHKARKO APP