Djersitja në gjumë nuk ka lidhje me sikletin ose vapën
A keni menduar ndonjëherë se pse zgjoheni në mes të natës me trupin gjithë djersë? Përveç pjesës që mund të keni pasur ndonjë siklet apo temperaturë të lartë në dhomë? Edhe këto dy faktorë dëmtojnë jetën e përditshme, por ka disa arsye më serioze se pse ndodh kjo gjë.
Çfarë është djersitja? Djersitja është kur trupi lëshon avuj uji nga lëkura për të ndihmuar temperaturën e brendshme të trupit dhe për të parandaluar dehidratimin. Duhet të theksohet se temperatura e një dhome mund të ndikojë nëse djersiteni gjatë natës. Nëse keni një përvojë të tillë, kjo ndodh kur trupi përballet me temperaturë të lartë në ambient ose për shkak të etheve. Megjithatë, nëse kjo gjë ndodh çdo natë edhe nëse ka temperaturë optimale në dhomë, atëherë me siguri që po vuani nga probleme të tjera serioze.
Infeksionet
Tuberkulozi shkakton shumë djersitje natën, gjithashtu edhe nëse jeni prekur nga virusi HIV. Kjo është për shkak se sistemi imunitar i trupit përpiqet të luftojë sëmundjet infektive duke e ngrohur trupin në një temperaturë që vret infeksionet. Gjithashtu, gripi, bajamet, ftohja dhe ineksionet e tjera shkaktojnë djersitje natën.(Ekspertët e Shëndetit rekomandojnë që të merrni ilaçe për të ulur temperaturën dhe nëse temperatura nuk ulet, atëherë vizitoni menjëherë mjekun).
Hiperhidroza idiopatike
Një gjendje ku trupi krijon shumë djersë pa arsye, si klima e nxehtë apo ushtrimet e rënda gjatë ditës. Ç’ekuilibrat e hormoneve-Menopauza, diabeti, sëmundja e tiroides, puberteti dhe shtatzënia mund të shkaktojnë djersitje të tepërta gjatë natës.
Apnea e gjumit
Apnea e gjumit është një gjendje ku muret e fytit ngushtohen dhe kufizojnë frymëmarrjen. Sëmundja e refluksit gastroezofageal (GERD)-Urthi është simptoma kryesore e GERD, që shoqërohet me djersitje.
Hipoglikemia
Sheqeri i ulët në gjak shkakton djersitje natën. Djersitja mund të jetë një shenjë e hershme e kancerit dhe leuçemisë, e sëmundjes së Parkinsonit dhe çrregullimeve kardiovaskulare.