Dobësim i shpejtë me proteina dhe yndyrë

Ushqimi ku dominojnë proteinat edhe yndyrat është ideal për dobësim të shpejtë dhe të shëndetshëm.

Në pjesën më të madhe të javës (6 nga 7 ditë) duhet konsumuar një përqindje më të lartë të proteinave dhe yndyrave, me perime me pak kalori, ndërsa një ditë në javë mund të konsumoni karbohidrate më komplekse, me ç’rast ëmbëlsirat dhe sheqernat e tjera duhet të vazhdoni t’i shmangni.

Në këtë lloj të dietës ju mund t’i humbni madje 5 deri në 10 kg, dhe pastaj të vazhdoni të humbni më pak kilogramë. Nëse deri më tani nuk keni zbatuar dieta të ndryshme, atëherë do t’i vëreni rezultatet më shpejt. Sa më shumë kilogramë keni për të humbur, aq më shpejt dhe më shumë do të shkrini kilogramët.

Në ditët e para mund të ndiheni çuditshëm. Trupi është mësuar të shpenzojë energji nga karbohidratet, prandaj do t’i duhej kohë për t’u mësuar me konsumimin e yndyrave. Përshtatja e organizmit zakonisht zgjat disa ditë, transmeton Koha.net. Gjatë përshtatjes, shtimi i natriumit në dietë mund t’i lehtësojë simptomat, ndërsa simptomat më të shpeshta janë kokëdhimbja, e përziera e lehtë dhe plogështia. Pas kësaj periudhe krize vjen periudha e energjisë së jashtëzakonshme dhe ndjenjave pozitive.

Dieta proteinike e përmirëson shëndetin në shumë aspekte:

• e ul sheqerin në gjak;

• i ul trigliceridet;

• e ul kolesterinën e keqe;

• e ngre kolesterinën e mirë;

• e rregullon shtypjen e gjakut.

Me këtë dietë mund të humbni shumë kilogramë, por shpejtësia e humbjes megjithatë varet nga personi në person.

Nëse e keni ndonjë gjendje specifike shëndetësore, bisedoni me mjekun tuaj para se të aplikoni ndryshime në dietë. Shpesh ndodh që kjo lloj diete e zvogëlon nevojën për përdorimin e disa barnave.

Reduktimi i karbohidrateve mund t’i zvogëlojë rritjet e vrullshme të sheqerit në gjak, të ndikojë në hormone dhe ta aktivizojë trurin i cili të gjithë trupin do ta inkurajojë në humbje peshe. Kjo çon në një reduktim drastik të oreksit dhe urisë, duke e eliminuar arsyen kryesore se pse shumica e njerëzve dështojnë me metodat konvencionale të humbjes së peshës. Është vërtetuar se me konsumin e reduktuar të karbohidrateve ne mund të humbim 2 deri në 3 herë më shumë peshë sesa llojet e tjera të dietave.

Në këtë lloj të dietës lejohet të hani mish pule, viçi, mish qengji, të gjitha llojet e peshkut, sidomos salmonin, vezët dhe perimet me pak karbohidrate si brokoli, selino, spinaqi, lakra e gjelbër, lakra brukseli, lakra, lulelakra, trangujt dhe sallatat.

SHKARKO APP