Doni të jetoni më gjatë? Ushtrohuni në palestër
Doni të jetoni gjatë dhe të jeni më të shëndetshëm? Studimet kanë vërtetuar se ushtrimet fizike janë aleati më i mirë për qenë më të fuqishëm, më rezistentë dhe më jetëgjatë se ata që nuk merren me aktivitete të tilla.
Në një hulumtim të ri, të publikuar në Journal of Gerontology: Medical Sciences studimet kanë treguar se aktiviteti në palestër ka përfitime të panumërta si kocka më të forta, imunitet i lartë, shmangia e shumë sëmundjeve etj., tashmë lidhet edhe me jetëgjatësinë.
“Të kesh forcë muskulore gjatë gjithë jetës, dhe sidomos në moshë të madhe është shumë e rëndësishme për jetëgjatësinë”, tha udhëheqësja e studimit, Kate Duchowny.
Kështu që, asnjëherë nuk është vonë, pavarësisht moshës që keni dhe përvishuni palestrës nëse doni të jetoni mirë dhe sa më gjatë.