Duhani, disa rregulla të arta për ta lënë atë

Në mesin e këshillave të ekspertëve, ndër më kryesoret janë ndihma e të tjerëve dhe mënyra e jetesës

Ndalimi i pirjes së duhanit është gjithmonë një qëllim i mirë që shprehet në fillim të vitit të ri dhe për ta bërë këtë, ekzistojnë dhjetë ‘truke’.

Programi i Varësisë nga Duhani në Universitetin Rutgers u publikua në faqen e tyre të internetit. Pothuajse shtatë nga dhjetë duhanpirës, thonë ekspertët amerikanë, do të donin ta ndalonin tërësisht.

“Është thelbësore të pyesim veten pse duam ta ndërpresim – thekson Michael Steinberg, drejtor i programit, – hiqni të gjitha produktet e duhanit nga shtëpia dhe nga makina dhe vendosni një datë të saktë ndalimi dhe i qëndroni besnik asaj. Një rregull tjetër themelor është të kërkosh ndihmë, nuk është një sfidë që duhet të tejkalohet me forcë dhe i vetëm”.

Pasi të merret vendimi është e rëndësishme të ndiqni një mënyrë jetese të saktë, me ushqim adekuat, gjumë të mjaftueshëm dhe aktivitet fizik të rregullt.

Është gjithashtu e rëndësishme të gjeni një metodë për të reduktuar stresin dhe ta kërkoni në rastet kur ju pihet cigare.

“Bëni një listë të atyre që shkaktojnë nxitjen për të pirë duhan, – vazhdon eksperti, – dhe përpiquni t’i shmangni këta ‘shkaktarë’, gjithashtu duke u munduar t’u shmangeni situatave veçanërisht stresuese. Është gjithashtu një ide e mirë që të ulni kafeinën, e cila mund t’iu shtojë ankthin dhe mbështetuni në mjetet farmakologjike, si dhe në kërkimin e mbështetjes sociale për vendimin e marrë. Këshilla e fundit, – përfundon ai, – nuk duhet të hiqni kurrë dorë”.

SHKARKO APP