“Dushi i mrekullisë” qenka zgjidhja ideale për trupin e përsosur
Shumë femra shohin dieta të ndryshme ushqimore që të arrijnë trupin e përsosur, por sekreti nuk është aty.
Nëna e tre fëmijëve, Abigail O’Neill i ka habitur të gjithë me linjat e mira që lidhen me ‘dushin e mrekullisë’.
44-vjeçarja ka mijëra ndjekës në Instagram që e përgëzojnë për pamjen rinore. Ajo ka vendosur të zbulojë sekretet e trupit të mahnitshëm, dushin 12 minutësh.
“Ky është trajtimi im për fytyrën dhe trupin. Dushi i mrekullisë përfshin një rutinë ku cdo njeri duhet të lahet për 3 minuta me ujë të ftohtë dhe më pas ta kalojë nga i ngrohti. Procesi duhet përsëritur tre herë derisa të plotësohet 12 minutëshi”, zbuloi Abigail.
Ndër të tjera, ajo tregoi se ka 30 vite që e bën këtë ritual dhe për mëngjes zgjedh gjithmonë ushqime që kanë shumë vitamina.