Dy filxhanë kafeje në ditë ju ndihmojnë të humbisni peshë

E keni vërë re se trupi juaj duket sikur funksionon pak më shpejt pasi keni pirë kafen tuaj të mëngjesit?

Studimet kanë treguar se kafeina ju jep më shumë energji dhe ju bën më të vëmendshëm.

Por studimet e reja nuk kanë të bëjnë vetëm me vigjilencës.

Sipas një hulmutimi dy filxhan kafeje në ditë ju ndihmojnë që të humbisni peshë duke përshpejtuar metabolizmin tuaj.

Si funksionon?

Kafeina rrit normën metabolike të trupit, kështu që ju djegni më shumë kalori edhe kur jeni duke pushuar.

Një deri në 3 filxhan kafe e zezë mund të rrisë metabolizmin tuaj mjaftueshëm sa për ët djegur deri në 150 kalori në ditë, sipas një studimi nga Universiteti i King’s College në Londër dhe kjo pa ndryshuar pjesën tjetër të regjimit tuaj ushqimor.

“Pirja e kafesë pëpara se të filloni ushtrimet gjithashtu përmirëson nivelet e energjisë gjatë aktivitetit,”-tha dietologia Linda Foster. “Ju ndihmon që të ushtroheni për një kohë të gjatë duke djegur më shumë kalori.”

Pirja e një pije të nxehtë pas stërvitjes gjithashtu mund të jetë e dobishme.

/Ora News

 

SHKARKO APP