Dy sëmundjet e rënda që rrezikoni nëse qëndroni mbi tetë orë në ditë ulur

A e dinit se qëndrimi për orë të zgjatura ulur ju ekspozon ndaj problemeve të rënda shëndetësore?

Referuar një studimi të kryer së fundi nga një grup hulumtuesish të Universitetit të Teksasit, rezulton se qëndrimi ulur për më shumë se tetë orë shkakton probleme me zemrën dhe diabet.

Në studim morën pjesë 1.700 persona të cilët iu nënshtruan analizës së gjakut.

Pas hulumtimit u zbulua se njerëzit që qëndronin më shumë ulur, shfaqnin probleme shëndetësore.

Është zbuluar se ushtrimet fizike nuk ju ndihmojnë aspak nëse qëndroni gjatë ulur.

Qëndrimi ulur vështirëson së tepërmi punën e zemrës për pompimin e gjakut në trup çka ju rrezikon së tepërmi.

SHKARKO APP