E alkoolizuar dhe me depresion që 14 vjeçe, por sot është mjeke e shkëlqyer!

Një grua ka ndryshuar jetën e saj të mëparshme kur ishte e alkoolizuar dhe me depresion duke u bërë doktoreshë.

Jo Barton jeton në Essex dhe la shkollën në moshën 14 vjecare pa marrë diplomën e gjimnazit. Më pas hyri në depresion dhe pinte cdo ditë alkool duke e kthyer jetën e saj në “tmerr”. Nëna e saj vuante nga crregullimet bipolare, ndërsa babai ishte larguar nga zona.

Por duket se ka bërë një ndryshim serioz në jetën e saj për tu bërë mjeke e kualifikuar.

“Nëna ime ishte në spital. Vitet e mia të adoleshencës shkuan shumë keq. E lashë shkollën 14 vjece, në gjysmë të vitit të parë dhe përfundova duke mos jetuar në shtëpi. Fillova alkoolin në moshë të hershme dhe pija cdo ditë. Mendoj se mund të kem qenë në depresion, por se dija në atë kohë. Më pas fillova të rebelohesha dhe kjo më solli shumë probleme si adoleshente. Mendova të filloj një jetë të re.

Puna ime e parë ishte si kamariere në moshën 17 vjecare. Isha shumë keq dhe më pushuan pas 4 javësh”, tha ajo.

Por puna e parë rezultoi shumë mirë pasi njohu partnerin me të cilin vazhdon të jetojë, edhe pas 15 vitesh. Pas kësaj periudhe, shkoi në një shtëpi kujdesi për të punuar si asistente. Gjatë punës u arsimua për anglisht dhe matematikë, ndërkohë që vetëbesimi po rritej cdo ditë e më shumë.

Për shkak të problemeve ekonomike, ajo punonte 60 orë në javë dhe mundohej të balanconte punën me studimet.

Pas pak kohësh filloi të bënte trajnime mjekësie pasi kërkonte të dinte sa më shumë informacione dhe arrin të komunikojë shumë mirë me njerëzit që vuajnë nga depresioni për shkak të kaluarës.

SHKARKO APP