E bëni gjumin në një dhomë me temperaturë të lartë? Po i shkaktoni vetes një dëm të madh

Sipas të dhënave të nxjerra nga një studim i ri, thuhet se një person që fle në një dhomë me temperaturë të lartë, ka rrezik që të preket nga disa sëmundje.

Ritmi i qarkullimit të gjakut mund të përkeqësohet kur nivelet e dritës dhe të nxehtësisë nuk janë të sinkronizuara gjatë ditës apo natës, thonë shkencëtarët.

Por jeta moderne, dhe mënyra se si jetojmë, ndihmon të shkaktojë një çekuilibër duke prishur atë që në mjekësi njihet si ora e trupit.

Ora e trupit është e rëndësishme dhe prishja mund të shkaktojë jo vetëm problemet e gjumit, por edhe çrregullime të caktuara psikiatrike dhe njohëse, thonë shkencëtarët.

“Ka mënyra të thjeshta për të imituar më shumë kushte natyrore, të tilla si temperatura të ftohta në dhoma gjumi dhe marrjen e sa më shumë dritë në mëngjes.

Njerëzit duhet të zgjohen në mënyrë të natyrshme në kohë në mëngjes pa një orë alarmi”, tha profesor Ralf Staneësky, nga Universiteti i Kolegjit në Londër.

SHKARKO APP