E dini çfarë efekti ka birra në sistemin e riprodhimit?
Të gjithë e dimë lidhjen e meshkujve me birrat, por pasi të marrin vesh lajmin më të fundit, lidhja me birrën mund të bëhet akoma më e fortë.
Sipas një studimi të ri, meshkujt që bashkë me partneret po përpiqen të bëhen me fëmijë, mund të përfitojnë nga pirja e birrës pasi kjo e fundit rrit numrin e spermatozoideve.
Për të realizuar këtë studim,hulumtuesit italianë kanë anketuar 323 meshkuj lidhur me shprehitë e tyre të konsumimit të alkoolit dhe kanë zbuluar se ata që konsumojnë në sasi të moderuar kanë një numër dukshëm më të mirë të spermatozoideve sesa ata që pinë shumë ose nuk pinë fare.
Por, çfarë lidhje ka konkretisht birra me numrin e spermatozoideve?
Hulumtuesit kanë zbuluar se antioksiduesit e rrushit që gjende në verë dhe xanthohumoli – përbërës që gjendet në birra, faktikisht mund t’i mbrojë qelizat nga dëmet e ndryshme dhe të përmirësojë kështu kualitetin e spermës.
Autorja e këtij studimi, Dr. Elena Ricci shprehet:
Ne kemi zbuluar se meshkujt që konsumojnë birra në sasi të moderuar kanë vëllim më të madh të spermës dhe numër më të madh të spermatozoideve sesa ata që nuk pinë fare ose e teprojnë me alkoolin.”
Pra, nëse doni që birra të bëjë efektin ‘magjik” nuk duhet ta teproni me alkoolin, në të kundërt birra do të bëjë të kundërtën e atyre që përmenden në studim.