E dini pse flisni gjatë gjumit?
Të paktën një herë në jetë na kanë thënë të gjithëve se një natë më parë kemi folur në gjumë. Sa e sikltshme mund të jetë të thuash gjëra për të cilat ti nuk je i ndërgjegjshëm dhe të tjerët të dëgjojnë.
Pyetja e parë është: “Çfarë thashë?!”
Pastaj kalojmë tek dilema e dytë; pse flasim gjatë gjumit?!
E folura në gjumë, njihet ndryshme me termin “somniloquy” mund të ndodhë gjatë kohës që jemi në tranzicion mes dy fazave nga gjysmë zgjuar në gjumë të plotë. Gjatë kohës që ne flemë, ndërpritemi nga “ndërhyrja e gjumit” dhe kjo na lejon të flasim, por të mos jemi koshientë për çfarë.
Një dukuri e tillë është shumë e përhapur tek të vegjëlit, por që studimet kanë treguar që zbehet me kalimin e kohës. Nëse tek të rriturit, e folura gjatë gjumit bëhet kronike, atëherë kemi të bëjmë me çrregullim të gjumit që vjen si rezultat i stresit apo faktorëve të tjerë.
Po çfarë themi kur flasim gjatë gjumit?
Njerëzit flasin për gjëra nga më të ndryshmet në gjumë. Disa e bëjnë bisedën të duket si bashkëbisedim me persona të padukshëm, kurse të tjerë betohen. Ka nga ata që thonë gjëra krejt të pakuptimta. E folura gjatë gjumit të lehtë është më e thjeshtë për t’u kuptuar krahasuar me gjumin e thellë.
Në cilat raste rekomandohet një takim tek mjeku?
Nëse fëmija juaj e shoqëron të folurën gjatë natës me djersitje, lëvizje që shprehin frikë apo pasthirrma, është i nevojshëm konsultimi.
Edhe nëse nuk është një ç’rregullim në regjimin e gjumit, mund të jetë një problem që lidhet me pjesën emocionale tuajën apo një eksperiencë të keqe që vjen nga e shkuara.