E pazakontë, zbulohen ‘xhepa’ ajri në trurin e të moshuarit

Mjekët që po trajtonin një pacient, i cili ankohej shpesh për humbjen e tij të kontrollit bënë një zbulim të papritur.

84-vjecari kishte xhep ajri në tru. Ai i tha mjekut të tij se kishte disa javë që pësonte rënie dhe ndjente dobësi të këmbës së mbajtë.

Pacienti, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, nuk ka patur asnjë dëmtim vizual, probleme në të folur, të dukej i hutuar apo të ketë lodhje në fytyrë.

“Gjëja për të cilën isha më i shqetësuar tek pacienti i moshuar që ndjente dobësi tek gjymtyrët dhe shqetësime me ekuilibrin ishte ndonjë rrëzim apo goditje. E kuptuam që bëhej fjalë për dicka që nuk ishte normale”, tha Dr. Finlay Brown, autor i raportit.

Mjekët bënë disa skanime të trurit për të identifikuar ndonjë shenjë gjakderdhje apo dëmtimi në tru të shkaktuara nga enënt e gjakut, por ajo që zbuluan ishte shumë e pazakontë.  Skanimi i tomografisë kompjuterike të trurit të pacientit zbuloi një xhep të madh ajri, të quajtur pneumatocele që ishte rreth 8cm i gjatë.

SHKARKO APP