E provuar shkencërisht, cilat janë dobitë shëndetësore të notit?

Nuk është nevoja të jeni kampionë olimpikë për të gëzuar dobitë e notit. Noti është një mënyrë efektive për të përmirësuar dhe për të mbajtur trupin tuaj në formë, pavarësisht moshës, shkruan Health.com.

Legjenda e fitnesit Jack Lalanne është një nga shembujt më të mirë të impaktit të notit në shëndetin e njeriut dhe jetëgjatësinë e tij. Notarët e të gjitha moshave kanë më pak rrezik të preken nga sëmundjet kardiovaskulare, sipas një studimi të Qendrës Mjeksore Shkencore të Universitetit të Indianas.

Përfitimet nga noti janë të shumta. Ushtrimi është ritmik dhe mund të bëhet për periudha më të gjata. Edhe pse nuk përfshin pesha, rezistenca kundër ujit është një trajnim shumë i mirë.

Ja cilat janë disa nga përfitimet e një programi të rregullt noti:
• Përmirëson sistemin kardiovaskular
•Përmirësime në sasinë e kolesterolit të mirë HDL
•Ul trigliceridet
•Ul tensionin e gjakut
•Ul nivelin e kolesterolit të keq LDL
•Përmirëson masën muskulare, duke ju bërë më të fuqishëm
•Më shumë fuqi tek gjunjët dhe shpina
•Menaxhimi i stresit

Ndërsa noti është i mirë për fizikun tuaj, ai është një ushtrim tepër paqësor. Qëndrimi në ujë ju bën të qetë dhe të hiqni streset e ditës. Një seancë noti është e barabartë me një seancë joga apo meditimi.

SHKARKO APP