E rrallë, lind foshnja me sy si të maces
Një foshnje 6 muajshe është personi më i ri në Mbretërinë e Bashkuar që vuan nga një diagnozë e rëndë në dy sytë e saj, dhe që e bëjnë të duken si mace.
Foshnja e quajtur Lilien Molnar, e cila është e verbër, është diagnostikuar me ‘microphathalmia’ dhe ‘coloboma’ vetëm kur ishte 6 ditëshe.
Çrregullimi me të cilin ka lindur e ka lënë vajzën, me një iris të ç’ngjyruar duke e bërë të ngjashëm, me atë të maces. Pavarësisht se e ka të pamundur të shikojë foshnja detyrohet të udhëtojë mijëra milje për një takim të rregullt në spital.
Prindërit e Lilien, Cintia, 26 vjeç dhe David Molnar, 29, insistojnë se ‘princesha e tyre e vogël”, kurrë nuk do ndalojë së qeshuri.
“Sytë e Lilien janë të njëjtën formë me atë të maces dhe nuk do të rriten kurrë në mënyrën e duhur”, u shpreh Molnar.