E thotë shkenca, ja pse disa njerëz i urrejnë përqafimet
Jo të gjithë njerëzit i pëlqejnë përqafimet, edhe pse një përqafim mund të jetë shenjë afeksioni e dashurie, ndonjëherë edhe të tepruar.
Shumë persona kanë dëshirë të mbajnë një distancë të caktuar nga të tjerët dhe në momentet e takimit preferojnë vetëm të japin dorën duke shmangur kështu ccdo kontakt të mundshëm fizik.
Shkenca ka një shpjegim për njerëzit që i urrejnë përqafimet. Suzanne Degges-White profesoreshë në universitetin Northern Illinois, shprehet se prirja jonë për t’u përfshirë apo jo në kontaktet fizike (si përqafimet) lidhen me përvojat e hershme që në fëmijërinë tonw.
Një studim i vitit 2012 doli në përfundimin se njerëzit që ishin edukuar në atë mënyrë që të përqafojnë dhe të puthin njerëzit, të afërmit, e vazhdojnë këtë sjellje dhe janë emocionalë ndaj kontaktit fizik.
Degges-White shton se fëmijët që nuk kanë patur afrimitet fizik me njerëzit në vitet e para të jetës, nuk ndihen rehat me idenë e kontaktit fizik edhe pas shumë viteve.
Ajo thotë:
Nëse prindërit nuk janë treguar të afërt fizikisht me fëmijët, këta të fundit do të kenë të njëjtën sjellje me fëmijët e tyre”
Megjithatë efekti mund të jetë dhe i kundërt, pasi shumë fëmijë që e kanë ndjerë këtë mungesë në vitet e para të jetës, rriten për të qenë njerëz shumë të afrueshëm e të dashur.