E thotë studimi: Pse personat që vonohen mund të jenë OK?
E kush nuk e ka provuar atë ndjesinë e të priturit. Të presësh, të presësh… pafund!
Vonesa është një veprim sa acarues aq edhe papërgjegjshmëri, ndoshta duhet t’ua falim papërgjegjësinë personave të tillë.
Kjo pasi studimet e fundit shkencore kanë zbuluar se trajtat që kanë tendenca t’i nxisin personat të vonohen, janë po të njëjtat trajta që i ndihmojnë të bëjnë një jetë të gjatë dhe produktive.
Personat që vonohen janë zakonisht më pak të stresuar, më pak të brengosur për ngjarjet e rëndësishme që i kanë dhe në përgjithësi ndihen më të relaksuar.