E vërtetë, ja pse dietat të shëndoshin!

Për një trup të bukur dhe të shëndetshëm, këshilla e të gjithëve është dieta. “Corriere della Sera” sjell historinë e një vajze, ku theksin e vë tek fakti se: dietat të shëndoshin.

Për Francescën, gjithçka nisi me një dietë të thjeshtë, thuajse banale. Pas lindjes së fëmijës së parë në moshën 32-vjeçare, nga 55 kilogramë për trupin e saj me një gjatësi 165 cm, kishte mbërritur në 72 kg. Sigurisht, dëshironte një rënie të shpejtë në peshë, ndaj mendoi se një regjim i rreptë si ai i “divave” të “Hollywood”-it do të ishte i përshtatshëm.

Mëngjesin e ktheu vetëm në një kafe të zezë pa sheqer; dreka ishte e pasur me proteina shtazore e ndonjë sallatë të lehtë, shoqëruar këto me ujë me limon. Në fillim, rezultati ishte i jashtëzakonshëm. Pas vetëm një muaji humbi 12 kilogramë.

Por, gëzimi nuk zgjati shumë. Peshën rinisi ta marrë në vazhdën e 3 muajve. Francesca fajësoi nepsin për ulje-ngritjet, të cilat do të vazhdonin për vite të tëra, duke bërë që pas një dekade ajo të kishte shtuar 30 kilogramë.

Ekspertët e lidhin këtë fenomen me atë që e përshkruajnë si “ndikim të dietës kronike” mbi psikologjinë, duke tjetërsuar përgjithmonë raportin me ushqimin. Faktori tjetër kyç është ngadalësimi i metabolizmit. “Diçka nuk shkon me këto programe të dobësimit”, thonë specialistët. E ajo që nuk shkon është praktikisht dieta vet.

SHKARKO APP