Ecjet në mbrëmje më të shëndetshme sesa të mëngjeseve
Një ecje e lehtë në mbrëmje, mund të jetë më e mirë për ju se sa praktikimi i saj në mëngjes, thonë së fundi dy studime të reja.
Në hulumtimet e bëra në minj, shkencëtarët thanë se performanca e stërvitjes ishte rreth 50 për qind më e mirë gjatë orëve të mbrëmjes, njofton Klan Kosova.
Brejtësit që ushtruan gjatë natës kishin nevojë për më pak oksigjen, duke i bërë ato më efikase dhe kishin nivele më të larta të një substance në trup që rrit aktivitetin metabolik të indeve.
Ekipet – nga Instituti Weizmann i Shkencës në Rehovot në Izrael dhe Universiteti i Kalifornisë, Irvine – thonë se studimet e tyre janë ndër të parat që provojnë teorinë e mbajtur gjatë se koha e një dite ka një ndikim në produktivitetin e ushtrimeve, njofton Klan Kosova.
Sipas tyre, një studim i tillë ofron dëshmi edhe tek njerëzit që stërvitjet e lehta në mbrëmje, janë më të shëndetshme sesa ato të mëngjeseve.