Edhe kjo? Kerofobia, frika e të qënit i lumtur
E keni provuar ndjesinë e diçkaje që duket shumë mirë për të qenë e vërtetë, dhe shihni se majft gjëra kanë ndodhur në favorin tuaj së fundmi dhe ju duket e dyshimtë?
Disa persona nuk mund ta kapërcejnë këtë ndjesi, dhe fati i tyre i mirë merr një kthesë të keqe në mendje. Njerëzit që kanë një neveri të paarsyeshme për të qenë të lumtur vuajnë nga sindromi që quhet Kerofobia (cherophobia). Ajo vjen nga fjala greke ”chairo” që do të thotë “unë gëzohem”. Në thelb ajo do të thotë se njerëzit kanë frikë të bëhen pjesë e çdo gjëje të lumtur.
Kerofobia nuk përdoret gjerësisht dhe nuk ka një përcaktim të saktë, por është shfaqur si term në edicionin e fundit të Diagnostic Statistical Manual of Mental Disorders, që është burimi kryesor i diagnostifikimit të kushteve të shëndetit mendor. Por sipas Healthline, disa mjekë ekspertë e klasifikojnë kerofobinë si një formë ankthi.
Disa simptoma të kësaj, sipas Healthline janë:
Ankth kur jeni të ftuar në një mbledhje shoqërore
Anashkalimi i mundësive që mund të çojnë në ndryshime pozitive të jetës, me frikën se diçka e keqe do të ndodhë
Refuzoni të merrni pjesë në aktivitete “zbavitëse”.
Mendoni se të jesh i lumtur do të thotë se do të ndodhë diçka e keqe.
Mendoni se lumturia ju bën një njeri të keq, apo më të keq.
Beson se të tregosh lumturi është keq për ty, miqtë dhe familjen.
Mendoni se të përpiqesh të jesh i lumtur është humbje kohe dhe përpjekjesh.