Edhe sasia më e vogël e alkoolit dëmton shëndetin tuaj, zbulon studimi
Studimi Global i Sëmundjeve bën me dije se ndonëse pirja me masë e alkoolit mund të mbrojë nga sëmundje specifike, veçanërisht sëmundja e zemrës dhe diabeti, rreziqet që do të vijnë më pas do të jenë të mëdha.
Sipas studimit të “The Lancet”, u shqyrtuan rreth 195 vende midis viteve 1990-2016 me njerëz të moshës 15 deri në 95 vjeç që nuk konsumojnë fare alkool ose vetëm një pije në ditë.
2.4 bilion përdorues alkooli
Rreth katër miliardë njerëz në mbarë botën konsumojnë alkool rregullisht duke përfshirë këtu 1.5 miliardë meshkuj dhe 0.9 miliardë femra.
Vendi që ka përqindjen më të lartë të konsumimit të alkoolit kryesisht nga meshkujt është Danimarka me 97.1 përqind ndërsa nga femrat rreth 95.3%.
Në vitin 2010, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë Bjellorusia ishte vendi ku konsumohej më tepër alkool, me një mesatare prej 17.5 litra pije për banor.
2.8 milion vdekje
Në vitin 2016 alkooli ka qenë shkaktari kryesor i 2.8 milion vdekjeve dhe një ndër faktorët për vdekjen e parakohshme dhe aftësitë e kufizuara.
Personat më të rrezikuar janë grupmosha 15-49 vjeç. Problemet më të mëdha shëndetësore theksohen më tepër tek meshkujt sesa femrat. Sipas organizatës, duhet të merren masa më shtrënguese për reduktimin e alkoolit nga konsumatorët.