Efekti i larjes së flokëve në mëngjes dhe në mbrëmje nuk është i njëjtë
Pastrimi në mbrëmje me atë të mëngjesit, kanë dallime të mëdha. Ekspertët kanë zbuluar ndikimin e këtyre dy kohëve në flokë, dallimi mes tyre dhe si duhet të kemi kujdes që flokët të duken të bukura dhe shumë voluminoze.
Kur i lani flokët në mbrëmje dhe flini, mbase e keni vërejtur që në mëngjes flokët duken më të yndyrshme, pikërisht për këtë ekspertët thonë se nuk janë më të yndyrshme por vetëm duken .Gjatë gjumit flokët janë të shpërndara nëpër jastëk dhe mund të jenë jo plotësisht të thara kjo bën që të ju mungoj vëllimi dhe duken të yndyrshme por edhe flokët ende të njoma gjatë fërkimit me jastëk kanë shans më të madh që të ndahen në dy maja.
Nëse dëshironi që flokët t’i lani para gjumit kujdesuni për këto gjëra:
Përdorni shampo të butë
Krihni flokët me kujdes pas larjes
Përdorni locion për volum të flokëve
Flini në jastëk të mëndafsht.