Egoja e femrave për karrierë “vret” dashurinë

Femrat të cilat i janë përkushtuar tërësisht karrierës kanë jetë dukshëm më të keqe dashurore. Femrat të cilat i janë përkushtuar tërësisht karrierës kanë jetë dukshëm më të keqe dashurore nga ato të cilat nuk janë të përqendruara aq shumë në punë.

Këtë e ka konstatuar hulumtimi më i ri, në të cilën meshkujt kanë vlerësuar joshjen e fytyrave femërore. Ka rezultuar që më pak i tërheqin femrat te të cilat më parë është përcaktuar që në organizëm kanë tepricë niveli të kortizolit, përkatësisht hormonin e stresit.

Ekspertët për këtë kanë shpjegim të thjeshtë – stresi ndikon keq në shëndetin, ndërsa ai ndikim i keq pashmangshëm lexohet në fytyrë. Veç kësaj, gjendja e keqe shëndetësore nënkupton edhe sterilitetin potencial, gjë që regjistrohet instinktivisht, sepse meshkujt janë të programuar ashtu biologjikisht që i tërheqin femrat e shëndetshme, të cilat mund t’u dhurojnë trashëgimtarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shkencëtarët theksojnë që femrat të cilave segmenti kryesor jetësor u është karriera, vazhdimisht i janë të ekspozuara stresit të madh, andaj organizmi i tyre liron sasi të mëdha kortizoli dhe i bën më pak tërheqëse për meshkujt. Gjithashtu, femrat e tilla nuk kanë kohë për takime dhe njohje me meshkuj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky hulumtim është edhe një në një sërë të tillësh, të cilët tregojnë që stresi është shumë i dëmshëm, mirëpo lajm i mirë është që mund të ndikojnë në të. – Në të vërtetë, kur ta reduktojnë stresin në minimum, do ta reduktojnë edhe kortizolin në trup dhe do të bëhen më tërheqëse – ka thënë dr. Markus Rantala.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?