Ekspertët: Ja pse nuk duhet t’i lini kurrë fëmijët që të ulen në këtë mënyrë

Ekspertët janë duke paralajmëruar prindërit që të mos i lejojnë fëmijët e tyre që të ulen në dysheme me këmbët e vendosura në formë “W”.

Sipas tyre, kjo vendosje e këmbëve mund të ndikojë në jetën e tyre të mëvonshme, kur të rriten.

Fëmijët në moshë të vogël njihen për fleksibilitetin e gjymtyrëve, ata mund të bëjnë lëvizje elastike të cilat bëhen pothuajse të pamundura në vitet e mëvonshme.

Sipas mjekëve, ky lloj pozicioni mund të sjellë probleme shëndetësore si mungesa e zhvillimit të trungut të trupit, probleme me balancimin etj.

Përveç këtyre, ulja në pozicionin “W” mund t’i lërë fëmijët me muskuj të ngushtë në këmbë, hije dhe këmbë, gjë kjo që sjell probleme të mëtejshme shëndetësore.

Në vend të këtij pozicioni, mjekët këshillojnë që fëmijët të ulen këmbëkryq.

SHKARKO APP