Ekspertët: Testi i pështymës mund të identifikojë kancerin e prostatës

Testet e pështymës të kryera në shtëpi janë më të mira për të identifikuar kancerin e prostatës sesa testet standarde të gjakut. Në këtë përfundim del studimi nga Instituti i Kërkimeve për Kancerin në Londër.

Ky test në shtëpi mund të zbulojë faktorët gjenetikë që rrisin gjasat e zhvillimit të kancerit të prostatës, i cili pretendohet të jetë shkak i rreth 12,000 vdekjeve në vit vetëm në Mbretërinë e Bashkuar.

Studimi përfshiu më shumë se 6,000 burra evropianë të moshës 55-69 vjeç dhe rezultatet paraprake tregojnë se testi i pështymës ka identifikuar më pak rezultate pozitive të rreme dhe ka identifikuar një përqindje më të lartë të kancereve agresive.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aktualisht, burrat që dëshirojnë të testohen për kancerin e prostatës duhet të bëjnë një test gjaku për të matur nivelin e PSA, por ky test nuk i gjen të gjitha kanceret.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ekspertët, theksuan se testi standard i gjakut mund të çojë në trajtime të panevojshme. Sipas tyre hapi tjetër do të jetë një studim për të gjetur testin më efikas mes testeve ekzistuese.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?