Elektroda ”OpticSeline”, mrekullia e bioteknologjisë

Një elektrodë speciale mundëson që t’i rikthehet shikimi të verbërve. Ky dispozitiv duke u vendosur brenda nervit optik, është në gjendje që ta simulojë atëduke dërguar informacioni pamore drejtpërdrejt tek truri, pa qenë e nevojshme që të kalohet nëpërmjet syrit.

E krijuar nga një bashkëpunim mes Italisë dhe Zvicrës, mes “Scuola Superiore Sant’Anna” në Piza dhe Politeknikut Federal të Lozanës (EPFL), u testua me sukses tek lepujt dhe rezultatet u publikuan në revistën shkencore “Nature Biomedical Engineering”. Shumë shpjet pritet një eksperimentim tek njeriu.

“Nga një këndvështrim krejtësisht teknologjik, mund të fillojmë testet klinike edhe që nesër”, shpjegon Diego Ghezzi i EPFL-së. “Aktualisht elektroda ”OpticSeline” e eksperimentuar tek lepujt krijohet nga 12 elektroda shumë të holla por në versionin që do të përdoret për njeriun mund të arrijë deri në 60. Një numër ende shumë i limituar për të rikthyer krejtësisht shikimin por mjaftueshëm për të dhënë një ndihmë të madhe në zhvillimin e aktiviteteve të përditshme”, thekson ai.

SHKARKO APP