Enët e gjakut në qafë tregues i Alzheimerit

Pulsiviteti i enëve të gjakut në qafë, si ai arterial ashtu edhe venoz, janë një tregues themelor për identifikimin e njerëzve që mund të preken nga Alzheimeri, sipas Konferencës IX të ISNVD (International Society Neurovascular Disease), kryesuar nga Paolo Zamboni, profesor i Kirurgjisë Vaskulare në Universitetin e Ferraras.

Ndër temat e tjera të trajtuara është edhe roli në rritje i venave ekstrakranale në funksion të trurit dhe për këtë arsye në sëmundjet neurodegjenerative të tilla si skleroza e shumëfishtë.

Për sëmundjet e Alzheimerit (131 milionë të sëmurë deri në vitin 2050), demencës, sklerozës multiple (2,3 milionë pacientë, një diagnozë çdo 4 orë), iktuseve (shkaku i dytë i vdekjes në botë sipas OBSH), dhimbjet e kokës të padurueshme, sindromës së Menièrit, hipertensionit intrakranial, u përballën specialistë të mjekësisë në fushën vaskulare dhe neurologjike së bashku me biologë, fizikanë, matematikanë, bio-inxhinierë, në një perspektivë shumë novatore dhe ndërdisiplinore, me besimin se vetëm kombinimi i kontributeve të ndryshme mund të ofrojë përgjigje inovative në këto fusha.

SHKARKO APP