Facebook e pranon: Rrjeti social ka impakt negativ tek ata që nuk ndërveprojnë me miqtë
Shfletimi në Facebook mund ti bëjë njerëzit të ndihen keq tha rrjeti social më popullor në planet.
Drejtori i hulumtimit pranë Facebook, David Ginsberg, dhe shkencëtarja Moira Burke, dolën me një deklaratë surprizë ditën e Premte në një postim në blog duke theksuar të mirat dhe të këqijat e rrjetit social.
Ata detajuan një hulumtim nga Universiteti i Miçiganit i cili kreu eksperimentin me disa studentë të cilët duhej të lexonin në Facebook për 10 minuta.
Si përfundim u arrit në konkluzionin se ata që lexonin ndiheshin më keq sesa ata që bisedonin dhe postonin në rrjetin social.
Gjithashtu në një studim tjetër kryer nga Universiteti i San Diegos dhe ai i Yales, u mësua se njerëzit që klikonin katërfishin e postimeve të një përdoruesit mesatar ose realizonin dyfishin e pëlqimeve, përballeshin me një gjendje mendore më të keqe sesa një përdorues mesatar.
“Edhe pse shkaqet e kësaj gjendjeje janë të paqarta, hulumtuesit dyshojnë se leximi për të tjerët online mund të çojë drejt një krahasim social negativ,” tha Facebook.
Një tjetër teori është se interneti ka ndryshuar plotësisht ndërveprimin njerëzor. Megjithatë Facebook thotë se ka potencialin për të përmirësuar gjendjen e 2 miliard përdoruesve të teknologjisë.
Sipas rrjetit social në vend që të shfletojnë, përdoruesit ndihen më të lumtur kur ndërveprojnë me miqtë.
Me shqetësim po shihet edhe impakti i rrjetit social tek moshat e reja. Së fundi Facebook prezantoi një version të aplikacionit Messenger për fëmijët nën moshën 13 vjeç, një lëvizje mjaft e kritikuar, njofton PCWorld Albanian.