FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Facebook sjell risinë që ndihmon njerëzit të menaxhojnë “varësinë” ndaj rrjetit social

Facebook ka sjellë një “mjet” të ri që si qëllim ka të ndihmojë  përdoruesit që të menaxhojnë kohën e shpenzuar në rrjetin social.

Karakteristikat shfaqen në një panel të ri “Sa kohë shpenzoj në Facebook”, i cili u njoftua së pari në gusht.

Risia vjen vetëm pak kohë pasi, Instagram, në pronësi të Facebook, lançoi mjetin e tij të matjes së kohës që shpenzohet në platformën e fotove.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për ta provuar, përdoruesit mund të klikojnë në butonin ‘hamburger’ në këndin e djathtë të sipërm të aplikacionit, pastaj shkoni te seksioni “Cilësimet dhe privatësinë”. Aty, përdoruesit duhet të klikojnë në header-in “Your Time on Facebook”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Paneli i kontrollit i lejon përdoruesit të shohin sa kohë shpenzojnë në aplikacion çdo ditë gjatë javës.

Përdoruesit mund të zgjedhin një ditë specifike dhe duke e shtypur mund të informohen për sa kohë e kanë përdorur aplikacionin gjatë asaj dite.

Prej aty, ata mund të caktojnë gjithashtu një limit kohor ditor dhe të marrin një njoftim-kujtesë kur koha e tyre e caktuar ka mbaruar. 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?