Fatmir Brahimaj, presidenti i ri i Urdhrit të Mjekut

 

Është prezantuar sot në zyrat e Urdhrit të Mjekëve, presidenti i ri Fatmir Brahimaj i cili do të zëvendësojë profesor Dine Abazaj i cili ka drejtuar për 2 mandate Urdhrin e Mjekëve të Shqipërisë.

Prezantimi u bë nga zoti Abazi, i cili tha ndër të tjera se kandidatura e mjekut pediatër Fatmir Brahimaj u zgjodh nga nga Këshilli i ri Kombëtar i Urdhrit të Mjekëve i dalë nga zgjedhjet e 17 prillit, pas procesit zgjedhor që u zhvillua në muajt shkurt-mars, në degët rajonale të  Urdhrit  të Mjekëve.

Doktor Bajramaj ka kryer detyrën e shefit të shërbimit të pediatrisë në spitalin e Vlorës dhe njëkohësisht ka drejtuar degën rajonale të Urdhrit të Mjekut në këtë qytet.

Ai është një figurë me integritet të lartë dhe një kandidaturë që u zgjodh me vota unanime nga Këshilli Kombëtar”, tha profesor Dine Abazi.

Ndërsa presidenti i ri i Urdhrit të Mjekut, doktor Fatmir Brahimaj tha në fjalën e tij se sfida në detyrën e re është vazhdimësia e reformës së edukimit në vazhdim,  përpjekjet për zbutjen e krizës së besimit mes profesionistëve të shëndetit dhe pacientit si dhe mbajtja larg nga aktivitetet partiake dhe politike të Urdhrit të Mjekut.

Unë e pranova propozimin e disa kolegëve të strukturave të ndryshme e më pas asamblesë për të vazhduar këtë rrugëtim në krye të urdhrit të mjekëve, duke pasur parasysh se jam ndër të parët që në krijimin e tij dhe kam ndjekur arritjet, ndryshimet, përparimet, mangësitë, dështimet, po ashtu kam kontribuar në vendosjen e marrëdhënieve ndërkombëtare mes urhdrit të mjekëve dhe instumentave të tjerë me të cilët bashkëpunojmë, për të qenë më pranë homologëve ndërkombëtarë.

Duke shpresuar se prurjet e reja me energjitë, vitalitetin dhe partneritetin me institucionet shëndetësore, ministrinë  e shëndetësisë, me universitetet mjekësore, rektoratet dhe shoqatat shëndetësore, shpresoj se falë bashkëpunimit  e kordinimit si partner urdhri i mjekut do të kryejë misionin dhe funksionin etij për të dhënë ndihmesën në përmirësimin e cilësisë së shërbimit shëndetësor.

 Në punën tonë nuk ka qenë gjithcka vaj, cka është arritur ka qenë sajë një pune të vazhdueshme, sistematike.

Kur flasim për dështime e kam fjalën për mosarritjen e lehtë të gjërave po ashtu ka problem si kriza e besimit, që urdhri i mjekut me gjithë kontributin e tij duke mos qenë i vetmi që do ta zbusë apo zgjidhë atë.

Psh edukimi në vazhdim, Urdhri i mjekut është propozuesi, nismëtari i kësaj reforme, dhe ka insistuar për edukimin në vazhdim si faktor të rëndësishëm që ndikon në performancën e mjekëve.

Këtu rezultatet nuk janë në nivel të kënaqshëm dhe duhet punuar më shumë për të analizuar këtë gjendje dhe gjetur rrugët e përmirësimit

Ka rëndësi dhe fakti që urdhri i mjekut ka konsoliduar hapësirën e tij, vendin e tij midis aktorëve dhe faktorëve që veprojnë në sistemin shëndetësor.

Urdhri i mjekut do ta ruajë këtë duke ruajtur gjithnjë individualitetin,  pavarësinë, karakterin e tij si mekanizëm professional, i depolitizuar larg veprimtarive politike e partiake dhe duke ndenjur gjithnjë një organizëm rregullues i profesionit mjeksor", u shpreh Brahimaj.

SHKARKO APP