“Fëmijët kanë nevojë për mikrobe, forcojnë imunitetin”

Fëmijët kanë nevojë për mikrobe. Studimet tregojnë se mikrobet janë të rëndësishme, pasi në të kundërt fëmijët nuk mund të kenë imunitet.

Ekspertët theksojnë se ky ekzagjerim në pastërti kontribuon në një sërë kushtesh kronike që variojnë nga alergjitë në obezitet. Ata bëjnë thirrje që të vegjlit të lihen të lirë, të njohin natyrën me të gjitha papastërtitë e saj.

“Ne lindim pa mikrobe. Dhe në këtë moment imuniteti ynë nuk është ende i ndërtuar dhe as i zhvilluar. Në momentin që mikrobet bëhen pjesë e organizmit tonë, edhe imuniteti nis punën e tij. Pa mikrobet, sistemi ynë imunitar nuk mund të luftojë kundër infeksioneve”, shprehen ekspertët.

Fëmijët që rriten në fshat janë më pak të prirur ndaj sëmundjeve se fëmijët që ruhen me një kujdes të frikshëm ndaj mikrobeve. Gjithashtu prindërit më tepër sesa të fiksohen me pastërtinë duhet të fiksohen me faktin që fëmijët të ushqehen vetëm me produkte bio si dhe t’i lënë fëmijët lirisht të luajnë me kafshët, duke mos menduar se ata mund t’i bëjnë pis.

Sigurisht, higjena është thelbësore për shëndetin tonë. Nuk duhet të ndalojmë së lari duart. Por, është mirë që ta bëjmë një gjë të tillë në momentin që shërben për parandalimin e sëmundjeve, pra të hamë e më pas të përdorim tualetin.

Nëse fëmija juaj është në kopsht duke luajtur me dhe, mos ia hiq atë pisllëk nga duart. Kjo është këshilla e shkencëtarëve. Duhet të ketë një ekuilibër mes parandalimit të infeksionit, që është ende një kërcënim në shoqëri, por edhe të promovojmë ekspozimin ndaj mikrobeve, që për studiuesit është e shëndetshme.

SHKARKO APP