Fibrat që nuk duhet të shmangni

Fibrat luajnë një rol të rëndësishëm tek gjithçka që ndodh në trup, duke filluar nga mbajtja nën kontroll e peshës, deri tek ulja e rrezikut për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës, diabeti, madje edhe disa lloje kanceri. Ja cilat janë disa nga burimet më të mira të këtyre lëndëve ushqyese.

Bajamet-Kokërr për kokërr, bajamet janë një nga frutat e thata më të pasura me fibra, ku sigurojnë rreth 3 gramë për 28 gramë.

Fasulet-Fasule, fasule, ato nuk janë të mira vetëm për zemrën, por janë gjithashtu një nga ushqimet më të pasura me lëndë ushqyese. Fasulet janë ekonomike dhe të lehta për t’u gatuar. Plus, në 15 gramë fasule mund të merrni gjysmën e sasisë së rekomanduar çdo ditë për fibrat.

Manaferra-Frutat e pyllit në përgjithësi janë një burim i mirë i fibrave, megjithatë disa prej tyre kanë më shumë se të tjerët. Manaferrat, për shembull, janë ndër frutat më të pasura në fibra. Ato jo vetëm që përmbajnë shumë pak kalori, por janë të pasura edhe në shumë lëndë ushqyese. I shtoni ato në lëngje, kos, drithëra etj.

Farat e lirit-Farat e lirit janë të pasura me acidet yndyrore omega 3, proteina dhe sigurisht, fibra. Farat e lirit dhe vaji i tyre janë të pasura në acide alfalinolenike (ALA), një acid yndyror omega-3, që është i rëndësishëm për sëmundjet e zemrës, sindromin e zorrës së irrituar, artritin dhe probleme të tjera shëndetësore.

Bollguri-Bollguri ka një formë kremoze dhe përmban 6 gramë fibra në vetëm 1/3 filxhan. E mendoni bollgurin si një sfungjer që ul nivelet e lipoideve dhe ju mban të ngopur.

SHKARKO APP