Fjetja me freskuesen ndezur ju bën dëm për shëndetin, sidomos nëse flini me gojë hapur
Fjetja me freskuese ndezur mund të jetë e dëmshme për shëndetin. Kështu janë shprehur ekspertët e fushës.
Rezulton se fjetja në praninë e një erës së krijuar në mënyrë artificiale është goxha e rrezikshme, pavarësisht se mund të jetë një shpëtim i vërtetë prej të nxehtit në disa raste.
Sipas Sleep Advisor, ndërkohë që një freskuese lëviz ajrin nëpër dhomë, shkakton “rryma” të vogla pluhuri dhe poleni të cilët nisen direkt për tek sinuset tuaja.
Dhe, nëse jeni të prirur ndaj astmës, ose ndonjë alergjie, ajri i freskët që po u krijon freskuesja po u bën më shumë dëm se sa “nder”.
Ndërkohë nuk duhet harruar as pluhuri që mbledh eventualisht vetë freskuesja, dhe i shpërndan tek ju sa herë që ju e ndizni.
Problem është edhe nëse flini me sy gjysmë të hapur ose me gojën hapur, në këto raste papastërtitë dhe pluhuri do të përfundojnë sërish tek sytë dhe goja juaj.