Flet mjekja Irma Kola: Ja cilat janë sëmundjet që diagnostifikohen më shpesh dhe rrallë

Mjekja specialiste laboratori klinik-biokimik Irma Kola, në një intervistë për gazetën “Koha Jonë” tregon për sëmundjet që transmetohen nëpërmjet gjakut, sëmundjet më të shpeshta, ato të rralla si edhe lidhur me problemet që hasen nga pacientët gjatë kryerjes së analizave…

Intervistoi: Sidorela Lepuri

Zonja Irma, cilat janë disa nga sëmundjet që transmetohen nëpërmjet gjakut?

Sëmundjet që transmetohen përmes gjakut janë ato infektive, kryesisht të lidhura me hepatitet (B dhe C) si edhe sëmundjet virale, si përshembull HIV.

Nga eksperienca dhe puna juaj e përditshme, cilat janë sëmundjet që diagnostifikohen më shpesh?

Sëmundjet që diagnostifikohen më shpesh në kohën e sotme janë Monukleroza, një sëmundje virale që prek më shumë moshat pediatrike e që ka si shenja klinike temperaturën, anoreksi, dobësi trupore dhe në vizitën nga mjeku preken në zonën pas veshit dhe deri në qafë gjendrat limfatike (kjo vjen si një reagim i sistemit limfatik apo imunitar). Gjithashtu tek sëmundjet të cilat diagnostifikohen më shpesh mund të përmendim edhe anemitë feriprive( nga mungesa e hekurit) një sëmundje tëpër e shpeshtë tek moshat pediatrike, por edhe mosha të tjera. Shkaku i kësaj është kequshqyerja pasi njerëzit nuk ushqehen shëndetshëm me vitaminat dhe hekurin e nevojshëm në bazë të moshës dhe nevojavetë rritjes dhe zhvillimit. Një tjetër ndër sëmundjet e identifikuara shpesh janë edhe “sëmundjet mallinje të gjakut” ( Leukozat qofshin acute apo kronike, apo edhe limfomat) që kohët e fundit janë bërë shumë të shpeshta, sin ë moshën pediatrike, po ashtu edhe në mosha të tjera. Preken gati njëlloj të dyja sekset, por që kane edhe një bazë gjenetike në vetvete. Sëmundje të tjera që diagnostifikohen më shpesh janë edhe ato kardio-vaskulare, që gjatë një check-up edhe rutinë konstastohen rrite të panelit yndyror apo edhe rritje të nivelit të transaminazave që flet për një çedim të funksionit të mëlçisë

Po ato më të rrallat?

Këtu zakonisht përmendim sëmundjet infektive si (leishmania, malaria) që dikur kanë qenë të përhapura.

A hasen problem gjatë kryerjes së analizave nga pacientët?

Probleme me pacientët ka edhe gjithmonë do të ketë e kjo për shkak të mungesës së kulturës dhe informacionit, çka i bën ata mosbesues apo edhe paksa të frikësuar në lidhje me kontrollin e nevojshëm të ekzaminimeve laboratorike, çfarë na ndihmon ne si shoqëri që të diagnostifikojmë në kohë sëmundjet e më tej ti kurojmë mirë dhe pa shumë kosto sëmundje të ndryshme dhe në këtë mënyrë duke mos i lënë ato të avancojnë në stade të larta.

 

SHKARKO APP