Flini pa hequr tualetin? Jeni duke rrezikuar seriozisht lëkurën tuaj

Asnjëherë mos flini gjumë pa larë më parë fytyrën dhe pa hequr make-up-in. Kjo është këshilla më e vlefshme për të gjitha ju femra që nuk dilni dot nga shtëpia pa u lyer, por në fund të ditës, duhet që t’ia “bëni takëmet” edhe fytyrës suaj.

Kjo sepse nëse nuk e lani me ujë të bollshëm, e para që e pëson është lëkura, e cila gjatë natës ka nevojë që të ajroset për tu rigjeneruar, ndërsa të qenit e mbuluar me pudër dhe produkte të tjera kozmetike e bën më pak elastike.

Gjithashtu heqja e tualetit para gjumit, shmang krijimin e puçrrave sidomos në mjekër dhe faqe, të cilat nuk ka femër që nuk do donte të mos i kishte.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kështu që hiqeni tualetin që nga buzët tek qerpikët, për shkak se buzët tuaja rrezikojnë të bëhen më të thata, ndërsa sytë të irrituar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por ka më shumë se kaq: të fjeturit me tualet në fytyrë plak me disa vite.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?