Flisni në gjumë? Ja çfarë është duke ndodhur me ju gjatë natës

Na ndodh të gjithëve që, rrallë ose shpesh, të flasim në gjumë. Po pse ne vazhdojmë ende të flasim edhe pasi na ka zënë gjumi?

Kësaj pyetje kanë dashur t’i japin përgjigje një grup neuro-shkencëtarësh francezë të cilët kanë studiuar në thellësi përmbajtjen e “bisedave” të bëra gjatë gjumit.

Përfundimet e kërkimeve u publikuan në ‘Sleep’ dhe pohojnë se ata që flasin në gjumë përjetojnë emocione negative dhe jo vetëm.

Për zhvillimin e eksperimenteve, shkencëtarët e  spitalit Pitié-Salpêtrière në Paris rekrutuan 232 vullnetarë për të fjetur për 2 netë në laborator të monitoruar nga një video polisonografike (një regjistrim i njëkohshëm i të gjithë parametrave të gjumit).

Duke qenë se rrallë ndodh që të flitet në gjumë subjektet janë zgjedhur mes atyre që vuajnë nga parasomnia, çrregullime të gjumit që lehtësojnë këtë sjellje.

Kështu, janë regjistruar në total 883 biseda nga të cilat 59% jo verbale (mërmërima, britma, përshpëritje, të qeshura) dhe 3349 fjalë të kuptueshme.

Fjala më e shpeshtë ishte ‘Jo’, vullnetarët e shqiptuan 4 herë më shumë se kur ishin zgjuar. Edhe fyerjet kanë qenë të shpeshta, kush flet në gjumë mallkon 800 herë më shumë se kur është zgjuar dhe e bën në mënyrë të ndryshme në varësi të fazave të gjumit.

Në fazën Rem mbizotërojnë ato fyerje që dënojnë ose akuzojnë dikë, ndërsa në fazën jo Rem mbizotërojnë fjalë të pista.

Burrat rezulton të flasin më shumë në gjumë sesa gratë dhe shqiptuan më shumë fjalë të pisëta.

Në përgjithësi fjalët e thëna rezultuan shumë agresive, ndoshta sepse ëndrrat shërbejnë edhe për të elaboruar kërcënime dhe situata stresuese dhe bisedat e natës janë një efekt i tyre.

Për shkencëtarët kjo është prova e sistemit nervor dhe në ato momente funksionon jo shumë ndryshe nga kur është zgjuar.

SHKARKO APP