“Fol me psikologen”/Vajza u përdhunua, fëmijën duan ta cojnë në jetimore
Fëmijët kanë qenë në fokus të emisionit “Fol me psikologen”. Problematika të ndryshme janë trajtuar nga psikologia Ervisa Lula dhe e ftuara e saj Lorela Garuli. Rasti më i vështirë ka qenë ai i një vajze, e cila është shtatzënë si pasojë e përdhunimit dhe prindërit insistojnë që fëmijën të mos e mbajë, por ta çojnë në jetimore.
Nëna e një 2-vjeçari ka marrë këshilla të drejtpërdrejta se çfarë mund të bëjë me djalin i cili ende nuk flet, një tjetër grua është këshilluar se çfarë mund të bëj me vajzën e saj e cila dëshiron të flejë në shtratin e prindërve duke shkaktuar ftohje mes çiftit.
Gjatë emisionit u fol edhe për disleksinë dhe fëmijët më çrregullime të të nxënit. Psikologet kanë ofruar shembuj konkretë se si prindërit të cilët nuk kanë mundësi financiare për të përballuar terapinë mund t’i ndihmojnë në kushte shtëpie fëmijët e tyre.