Forcon imunitetin dhe mbron zemrën, të gjitha përfitimet e orizit të zi

riz i zi, i njohur edhe si “orizi i ndaluar”, është mbjellë që në lashtësi dhe përfitimet e tij shëndetësore njihen prej shekujsh. Ky ushqim shtrohej vetëm në tryezën e mbretërve, por sot gjendet gjerësisht edhe në treg. Ndonëse orizi i zi nuk është aq popullor sa orizi i bardhë, ai ka plot përfitime shëndetësore, që përfshijnë përmirësimin e shëndetit të zemrës, përmirësimin e shëndetit të aparatit tretës, parandalimin e diabetit etj.

Forcon sistemin imunitar

Oriz i zi është i pasur me antioksidantë që ndihmojnë trupin të luftojë dëmtimin e radikaleve të lira, të përmirësojë funksionin e trurit, të zvogëlojë inflamacionin dhe madje të ndihmojë në mbrojtjen kundër qelizave të këqija.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbron zemrën

Swiss Digital Mobile Reklama

Studimet kanë treguar se përfitimet shëndetësore të orizit të zi përfshijnë përmirësimin e shëndetit të zemrës. Oriz i zi ul rrezikun e formimit të pllakave në arterie dhe ndihmon në parandalimin e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru. Ky oriz gjithashtu përmban phytokimikate që punojnë për të mbajtur në nivele optimale kolesterolin.

Detoksifikon Trupin

Studimet kanë treguar se ngrënia e orizit të zi mund të ndihmojë në pastrimin e trupit nga toksina. Antioksidantët në orizin e zi punojnë për të reduktuar stresin oksidativ, të pastrojë mëlçinë dhe arteriet.

Ndihmon në parandalimin e diabetit

Duke ngrënë orizin e zi ju ngadalësoni përthithjen e sheqerit në gjak, duke reduktuar kështu rrezikun e për t’u prekur nga diabeti dhe mbajtjen e niveleve të duhura të sheqerit në gjak.Hulumtimet kanë treguar se ky varietet mund të ndihmojnë në parandalimin e rezistencës ndaj insulinës. Rezistenca e insulinës rrit gjithashtu rrezikun e obezitetit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?