Formula për pastrimin e mushkërive gjatë dimrit
Mushkëritë janë një ndër organet më të rëndësishme në trup. Në rastet kur hunda është e bllokuar, mushkëritë nuk arrijnë të marrin oksigjenin e duhur. Mukusi prodhohet nga trupi dhe është një sekrecion i rrëshqitshëm. Nëse dikush vuan nga alergjitë ose nga i ftohti, atëherë krijimi i mukusit bllokon rrugët e frymarrjes.
Për të pastruar mushkëritë nga kjo gjendje, mjafton të bëni këtë recetë në shtëpi:
Mjaltë
Uthull e mushtit të mollës
Vaj kokosi
Xhenxhefil
Përgatitja:
Pritni një copë xhenxhefill prej 3cm dhe vendosni në një tenxhere në të cilën më pas shtoni 2 gota ujë. Pas 5 ose 6 minutash hiqeni nga zjarri dhe leni të qetësohet për 15 minuta. Pasi të ftohet, ujin e vendosni në një kavanoz qelqi dhe e ruani në frigorifer. Çdo herë që ndjeni që mushkëritë tuaja janë plot me mukus ose keni një të ftohtë, ujit me xhenxhefil shtojini një lugë mjaltë, një lugë uthull dhe një lugë vaj kokosi. Përzijeni mirë edhe pijeni. Pas 2 orësh do të ndjeni që mushëkritë tuaja do të fillojnë të funksionojnë më mirë.