Foshnja nxirret nga barku i nënës për trajtim, futet prapë brenda

Një foshnje është nxjerrë nga barku i nënës për trajtim dhe më pas është rikthyer sërish brenda.

Procedura e pazakontë u realizua në Bethan Simpson pasi analizat zbuluan se foshnja vuante nga spina bifida (një defekt në shpinë ku një pjesë e kurrizit dhe meninges e saj ekspozohen përmes një hendeku në shtyllën kurrizore.”

Bethan dhe bashkëshortit të saj Kieron fillimisht iu dha mundësia për ta ndërprerë shtatzëninë. Por më pas iu dha edhe alternativa e operacionit.

Procedura deri tani është kryer në Belgjikë, por 26-vjeçarja që do lindë në prill, është një nga të paktat nëna, të cilat kryen operacionin në Londër nga një ekip kirurgësh belgë dhe britanikë.

Gjatë një kontrolli rutinë infermierja vuri re se koka e foshnjes së palindur nuk ishte në përmasat e duhura.

Pas analizave foshnja u diagnostikua me spina bifida, që mund të ndikojë në aftësinë e saj për të ecur.

Nëna e re iu nënshtrua një operacioni, ku foshnja u nxorr nga barku dhe iu riparua palca kurrizore, në mënyrë që kur të lindë të mund të bëjë një jetë normale.

Foshnja u vendos përsëri në barkun e Bethan, ku do të qëndrojë gjatë pjesës tjetër të shtatzënisë.

Fatmirësisht, Betani tha se operacioni ishte një sukses.

SHKARKO APP