Fotoja që mund t’ju shpëtojë jetën

Pjesa më e madhe e femrave besojnë se një gungë apo një ndryshim i masës dhe formës së gjoksit, janë simptomat që tregojnë kancerin e gjirit. Por kjo foto e postuar nga një vajzë e diagnostikuar me kancer, tregon se këto nuk janë shenjat e vetme.

Claire Warner postoi këtë imazh të gjoksit të saj në rrjete sociale. Në foto dallohet një shenjë poshtë gjoksit, si e djegur, që është vendi ku mjekët i bënë biopsinë. Kjo ndodhet pranë një shenje tjetër, gati të padukshme që tregon kancerin:bëhet fjalë për një gropëz.

Warner e publikoi këtë foto në facebook së bashku me një mesazh inkurajues për femrat, që të kontrollojnë anormalitetet në gjoksin e tyre, jo vetëm kur dalloj një gungë, por edhe në rastin kur u shfaqet një shenjë e ngjashme. Postimi i saj është shpërndarë më shumë se 25 mijë herë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?