Frutat që nuk duhet të konsumohen në të njëjtën kohë
Frutat ndahen në katër grupe: frute acidike (limoni, portokalli, kivi, ananasi etj.); frute sub-acide (luleshtrydhet, molla jeshile, boronica, nektarina etj.); frutat e ëmbël (pjeshka, molla, banania, shalqiri etj.); dhe frutet neutrale (avokado, kokosi, arrat, bajamet etj.)
Çdo njëra nga këto grupe të frutave duhet të konsumohet ndaras dhe nuk duhet të përzihet me ushqime të tjera.
Asnjëherë nuk duhet t’i përzieni ushqimet e mëposhtme:
Bananen me puding
Ky kombinim, kur konsumohet nga të rriturit mund të rezultojë në probleme me stomak dhe rritje të prodhimit të toksinave. Në anën tjetër, konsumimi i këtij kombinimi nga bebet mund të jetë fatal.
Portokallin me karrotë
Me siguri që këtë kombinim e keni parë në lëngje të ndryshme. Sidoqoftë, ky kombinim mund të shkaktojë refluks acidik, dëme në sistemin renal etj.
Ananasin me qumësht apo kos
Ky kombinim përmban bromelainë dhe mund të rezultojë në dhimbje stomaku, marrje mendsh dhe diarre.