Fruthi është kthyer në epidemi, ja apeli i zv.ministres së Shëndetësisë…

Fruthi është kthyer në epidemi. Deklarata është bërë nga zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, sipas të cilës janë evidentuar 132 raste me fruth që nga janari i këtij viti dhe 94 raste janë vetëm në Tiranë.

Sipas saj grup moshat me të prekura janë fëmijë nga 0-1 vjeç dhe të pavaksinuar.

“Ne publikojmë shifrat çdo javë në buletinin e përjavshme dhe dje ka qenë shifra që unë publikova. Pra janë 132 raste në total që nga janari dhe 94 janë në Tiranë. Moshat më të prekura janë fëmijë nga 0-1 vjeç dhe të pavaksinuar që përbejnë rreth 74% të të prekurve. Fruthi përhapet përmes ajrit dhe e vetmja mbrojtje është vaksina, pasi pa atë fruthi do ishte si gripi. Bëhen dy vaksina, një në 1 vjeç dhe doza tjetër bëhet në moshën 5-vjeçare”, tha Rakacolli, në studion e Neës 24.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo sqaroi se shenjat e fruthit janë të njëjta me ato të gripit në fillim.

Swiss Digital Mobile Reklama

“E thënë në mënyrë shkencore mund të them se kemi të bëjmë me një epidemi pasi shifrat kanë qenë 0 dhe janë rritur. Në ajër është e pamundur që Shqipëria t’i shpëtojë kësaj epidemie, pasi rastet janë shtuar në rajon dhe Evropë. Shenjat e para të fruthit kanë shenjat e gripit, sidomos 4 ditët e para. i apeloj qytetarët që t’i çojnë fëmijët e tyre nëse kanë dyshime në një nga 4 qendrat në Tiranë që qëndrojnë 24 orë hapur”, u shpreh ajo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?