Fruthi, prindërit nuk vaksinojnë fëmijët
Sëmundja e Fruthit ka shkaktuar viktimën e parë dhe ka prekur 30 fëmijë të moshës nën 2 vjeç por ende prindër neglizhojnë vaksinimin në kohë të fëmijëve. Mjekja Vjollca Pallaveshi, shprehet se pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme, ka ende prindër që për motive të ndryshme neglizhojnë vaksinimin në kohë të fëmijëve.
”Kemi edhe nga ata që nuk kanë pranuar të vaksinohen në kohën e fushatës, dhe vazhdojnë akoma të vijnë dhe të vaksinohen. Frika e kohëve të fundit është se duke qenë që kemi raste me fruth, kanë frikë se këto raste janë edhe pranë konsultorit dhe nuk i sjellin fëmijët”,- thotë Pallaveshi për Report TV.
Ndërkohë në të gjitha qëndrat e Konsultoreve për Fëmijët në Tiranë por edhe rrethe ka në gjendje sasi të mjaftueshme vaksinash për të respektuar kalendarin e vaksinimit të fëmijëve. Prej kohësh, është ulur edhe mosha e vaksinimit të parë të fëmijës kundër fruthit nga një vjec në 9 muajsh.