Fryrje buzësh në parukeri, rreziku në Shqipëri

Ndërhyrjet estetike, janë kthyer në një trend për shqiptarët. Vajzat dhe gratë janë frekuentuesit më të shpeshtë të këtyre ndërhyrjeve, ndërsa është vërejtur se tashmë disa prej këtyre shërbimeve, si fryrja e buzëve, apo pjesë të tjera të trupit me lifting realizohet edhe në parukeri e qendra të ndryshme estetike.

Dermatologia Erjona Shehu, në një intervistë për ”Top Channel”, paralajmëron rrezikun që u kanoset këtyre klientëve, pasi shumë prej këtyre qendrave nuk janë të certifikuara për të kryer këto lloj ndërhyrjesh.

”Ku ka shpime, ka rrezik. Duhen ngritur shumë pikëpyetje mbi mënyrën si funksionon gjithë ky zinxhiri i rikuperimit të shenjave të plakjes. Për shkak të mungesës së filtrave, ne jemi shumë më të ekspozuar. Që të punosh me gjakun e dikujt, nuk realizohet me ambient luksoz dhe teknologji, por duhet të kesh certifikim”, shprehur Shehu.

SHKARKO APP