Gabimet e grave që përshpejtojnë plakjen dhe rënien e gjoksit
Për fatin e keq të femrave gjoksi plaket dy deri në tre vjet më shpejtë sesa pjesa tjetër e lëkurës, ndaj kujdesi për të duhet të jetë maksimal.
Të gjithë fajin e ka kolagjeni, proteinë e bukurisë që pas moshës 25 vjeçare fillon e reduktohet ndjeshëm.
Struktura e gjoksit ndryshon me kalimin e viteve dhe kjo gjithçka falë ligamenteve dhe muskujve në zonën e dekoltesë. Ashtu si të gjitha indet në trupin tuaj dhe ato të gjoksit përbëhen nga kolagjeni dhe elastina, prodhimi i të cilave reduktohet me moshën.
Mos u gënjeni nga asnjë produkt apo truk, pasi asgjë nuk mund ta ndalojë gjoksin të humbasë elasticitetin! Është një proces natyral që nuk mund të parandalohet! Megjithatë ka disa veprime që përshpejtojnë procesin e rënies së gjoksit, ndaj kini kujdes, shkruan Living.
- Dietat drastike bëjnë të humbasësh peshë po në të njëjtën mënyrë dhe kjo shkakton varje të lëkurës.
Shmangni të tilla ndryshime.
2. Pirja e duhanit shkakon reduktim të qarkullimit të gjakut të pasuruar me oksigjen nëpër trup, gje e cila refletktohet me humbje elasticiteti dhe krijimin e rrudhave.
3. Mospërdorimi i kremit mbrojtës. Gjithnjë kur aplikojmë krem qpftë hidratant apo me faktor mbrojtës nuk duhet të harroni pjesën e qafës dhe dekoltesë. Living.