Gabimet që bëni me maskat e bukurisë

Maskat e bukurisë kanë hyrë në stilin tonë të përditshëm të jetesës. Produktet natyrale që i janë shtuar tregut, si vajrat e ndryshëm, na japin mundësinë që tashmë t’i përgatisim edhe vetë në shtëpi, megjithatë, jo gjithmonë veprojmë siç duhet.

Specialistët na vënë në dukje disa gabime që bëjmë, pa e kuptuar, sa herë aplikojmë maskat. Është e rëndësishme që të tregoheni të kujdesshëm me çdo lloj maske. Ajo ka benefite vetëm nëse aplikohet ndërsa është ende e lagur. Nëse maska thahet atëherë do të bëjë veprimin e kundërt duke irrituar fytyrën.

Pra, ndryshe nga ç’e dinim, kohëzgjatja e mbajtjes së maskës nuk e shton efektin e mirë në lëkurë, përkundrazi. Gjëja më e mirë është që të mos e mbani maskën më shumë se 15 minuta apo, më keq akoma, të flini me të në fytyrë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?