Gazpacho, supa që freskon të gjithë familjen
Shëndeti E Martë, 17 Gusht 2021 07:40
Nuk hahen të nxehtat në verë dhe ne jemi shumë dakord me këtë, ndaj receta e supës së ftohtë gazpacho vjen vetëm për ju. Me perimet e stinës dhe ngjyrat e ndezura që kjo pjatë ka, do t’ju shijojë edhe më shumë.
Përbërësit:
- 1 fetë buke
- 1 spec jeshil
- 1 qepë e vogël
- 2 thelpinj hudhra
- 1/2 kastravec i qëruar
- 3 domate të mëdha të shtrydhura
- 6 bajame pa cipë
- kripë
- piper
- 500 ml ujë shumë i ftohtë
- majdanoz
- 100 ml vaj ulliri
Përgatitja:
Të gjithë përbërësit pasi t’i keni larë dhe qëruar i kaloni në blender për pak çaste. Shtojini kripë, piper, majdanoz dhe vaj ulliri dhe shërbejeni!