Ginkgo biloba, pema që ndihmon në forcimin e memories

Pema Ginkgo biloba është një nga llojet e pemëve më të vjetra në tokë. Në gjethet e kësaj peme gjenden fitokimike të cilat shfaqin veti antioksidues, veçanërisht në tru. Gjithashtu ndihmojnë qarkullimin e qetë të gjakut në tru dhe për pasojë në funksionin e mirë të tij. Në përgjithësi përmirëson funksionet e ndryshme mendore, siç është memoria dhe aftësia për t’u përqendruar.

Ekstrakti i gjetheve përdorej nga kinezët në kohët e lashta si ilaç për sëmundjet kardiake dhe për çrregullimet e gjakut. Sot përdoret nga mijëra njerëz si forcues i memories. Në Gjermani dhe në Francë doktorët e shtojnë në receta si ilaç. Ka shitjet me të mëdha në kategorinë e vetë.

Ndihmon në qarkullimin e gjakut në muskujt e duarve dhe të këmbëve, si pasojë të përgjysmohen disa simptoma të cilat vijnë nga qarkullimi jo i mirë i gjakut, siç janë këmbë dhe duar të ftohta dhe dhimbje në këmbë gjatë ecjes.

Është shumë i vlefshëm për restaurimin e anomaliteteve që shkakton sëmundja Raynaud, në të cilën nxihen duart dhe këmbët si pasojë e qarkullimit të keq të gjakut. Kjo sëmundje po nuk u trajtua në kohë çon në gangrenë. Nuk janë raportuar efekte anësore.

Kujdes, nuk duhet të përdoret kur jeni duke marrë ilaçe për hollim gjaku (si farmavini, aspirinë dhe Plavix).

SHKARKO APP